LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e Land Cruiser të ri, të cilin Toyota nuk ka bërë të ditur se do ta rifreskojë (Foto)

Pamjet e Land Cruiser të ri, të cilin Toyota nuk ka bërë të ditur se do ta rifreskojë (Foto)

Toyota ka njoftuar së fundmi për mjaft risi, por jo se do ta rifreskojë edhe Land Cruiser

Pa asnjë paralajmërim, është bërë e ditur se Toyota do ta ri sjellë modelin Land Cruiser, përmes disa imazheve të rrjedhura, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e shpërndara nga një llogari në Instagram, e tregojnë pjesën e përparme me përmasa shumë më të mëdha dhe agresive, grillin gjigant, teksa pjesën e pasme e ka të ngjashme me modelin aktual.

Bazuar në punimet e deritanishme, mund të thuhet se ky model ka nevojë për shumë punë dhe se nuk pritet ta shohim së shpejti.

Njohësit e automobilizmit bëjnë të ditur se është i ngjashëm me Land Cruiser GXR, që është shitur vetëm në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/