Së fundmi SHBA është goditur nga stuhi të fuqishme.

Rreth 138 milionë njerëz janë në rrezik të motit të keq në shtetet qendrore dhe jugore të vendit.


Në disa shtete u shpall gjendje e jashtëzakonshme e në disa u raportua për breshër në madhësinë e topave të bejsbollit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, janë lëshuar edhe paralajmërime për tornado.

Dejaun Lane, banor në Tylertown, Mississippi, ka filmuar momentin kur tornado kaloi në shtëpinë e tij.

@cnn

Dejaun Lane captured the moment he and his family witnessed a tornado pass by their home in Tylertown, Mississippi. He tells CNN his house only has a few broken windows and other minor damage, but that the family's other belongings on the property were severely damaged. #cnn #news #storm #tornado #mississippi

Tornadot vdekjeprurëse përmbysën automjete dhe shkatërruan shtëpi, duke lënë më shumë se 250,000 prona pa energji.

Ndryshe, paralajmërimet për përmbytje, përfshirë përmbytje të shpejta, u lëshuan në një numër shtetesh, me Shërbimin Kombëtar të Motit që tha se ekzistonte rrezik për jetën. /Telegrafi/