Pamje të reja të vrasjes si në filma të Gilmando Danit te Aeroporti i Rinasit

Janë publikuar pamjet e reja nga atentati mafioz që tronditi Rinasin pasditen e së martës, ku u vra 47-vjeçari Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Në të njëjtin sulm mbeti i plagosur rëndë edhe efektivi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, i njohur me nofkën “Sheqeri”.
Pamjet tregojnë momentin kur autorët, që udhëtonin me një automjet tip Toyota, i kanë bërë pritë në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit automjetit Benz të bardhë, ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.
Më pas, autorët kanë dalë nga makina dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur në vend Gilmando Danin, ndërsa Shaljani u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit, që dyshohet të jetë i lidhur me përplasjet e fundit brenda grupeve kriminale në Tiranë.
Pamje: Sali Berisha







































