Rrjeti televiziv BBC shkruan se ka verifikuar pamjet e helikopterëve sulmues rusë që gjuanin në qytetin port të Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, qyteti jugor, vendbanimi i më shumë se 400,000 njerëzve, është afër kufirit rus - dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime.


Ai është rrethuar dhe furnizimi me energji dhe ujë janë ndërprerë në mes të një sulmi të vazhdueshëm bombardimesh.

Si pasojë, zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar për një krizë humanitare. /Telegrafi/