Pamje të veçanta nga futja e topit në stadium në takimin që Italia doli triumfues ndaj Turqisë

Kampionati Evropian filloi me shumë spektakël edhe pse me një vit vonesë për shkak të pandemisë me COVID-19.
Ndeshja mes Turqisë dhe Italisë ishte ajo hapëse, duke sinjalizuar kështu edhe startin e Euro 2020.
Takimi i zhvilluar në Olimpico filloi me një ceremoni mbresëlënëse, me Andrea Bocellin që këndoi në këtë event, gjersa u lëshuan edhe 24 topa në ajër, që simbolizonin përfaqësueset pjesëmarrëse.
Por, ajo që pati vëmendje më të madhe, ishte se si hyri topi në stadium.
Me një makinë të vogël, e dirigjuar jashtë vijave të fushës, ai arriti deri tek duart e gjyqtarit.
Topi u vendos në mes të fushës, duke bërë që gjithçka të ishte gati.
Italia doli triumfues nga përballja e parë, pasi fitoi 3-0, e golat që u shënuan në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >




































