LAJMI I FUNDIT:

Pamje të transmetuara live nga Roma dhe Venediku, rrugët e zbrazëta e kafiteritë e restorantet nuk punojnë – kështu duket jeta në Itali

Pamje të transmetuara live nga Roma dhe Venediku, rrugët e zbrazëta e kafiteritë e restorantet nuk punojnë – kështu duket jeta në Itali

Në Itali mbi 12 mijë persona janë infektuar me coronavirus. E numri i viktimave ka shkuar në mbi 800.

Në këtë vend është shpallur karantina, kurse mbrëmë është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kompanitë, përveç atyre që domosdoshmërisht duhet të funksionojnë, transmeton Telegrafi.


Janë ndaluar tubimet publike, janë mbyllur kafiteritë, restorantet, teatrot dhe kinematë.

E videot e publikuara më poshtë shfaqin pamjet live në Venedik dhe Romë, që tregojnë gjendjen reale në këto dy qytete italiane.

Aty vërehen dukshëm rrugët e zbrazëta që dikur gumëzhinin nga zhurma e numrit të madh të turistëve. /Telegrafi/