LAJMI I FUNDIT:

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi një aeroplan pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u rrëzuan mbi një lumë të madh në Uashington DC.

Aeroplani i aviokompanisë i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, po ulej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan, kur ndodhi përplasja në ajër, transmeton Telegrafi.

Helikopteri i ushtrisë amerikane Black Haëk kishte tre ushtarë në bord.


Të dy fluturaket ranë në lumin Potomac, pasi u përplasën rreth orës 21:00 sipas kohës lokale.

Aeroplani u copëtua ndërsa helikopteri mbeti kryesisht i paprekur - eksperti britanik thotë se vështirë të ketë të mbijetuar
Lexo po ashtu Aeroplani u copëtua ndërsa helikopteri mbeti kryesisht i paprekur - eksperti britanik thotë se vështirë të ketë të mbijetuar

Aeroplani i pasagjerëve ishte pak çaste larg uljes, pasi ishte nisur nga Wichita, Kansas, ndërsa helikopteri ushtarak ishte në një fluturim stërvitor.

Ka shumë viktima, sipas një burimi të cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit
Lexo po ashtu Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

US Figure Skating, organi kombëtar qeverisës për sportin në SHBA, tha në një deklaratë se disa anëtarë të komunitetit të saj të patinazhit ishin në aeroplanin e pasagjerëve.

Ai tha se atletët dhe trajnerët po ktheheshin në shtëpi nga kampi kombëtar i zhvillimit në Kansas.

Në anën tjetër në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen pamje të reja që pretendohet se shfaqin përplasjen e aeroplanit me helikopterin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori