Pamje të nxënësve që filluan shkollën në Francë - si po arrijnë të respektojnë masat e distancimit

Shkollat fillore u rihapën të hënën në Francë, dhe këto fotografi të habitshme po shpërndahen gjerësisht në mediet sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmijëve në Francë u është kërkuar të mbahet distanca mes shokëve në mënyrë që të mbrohen nga coronavirusi.
Në një fotografi, nxënësit qëndrojnë në sheshin e lojërave, ndërsa gazetarja që i ndau këto pamje tha se fëmijët nuk dukeshin edhe të pakënaqur për mënyrat e tyre të reja të të mësuarit.
Ndërkaq ndryshe nga Franca shkollat në Danimarkë që u rihapën një muaj më parë, kanë shkurtuar numrin e nxënësve të klasave në gjysmë, fëmijët tani luajnë në grupe prej pesë vetash, dhe duhet t’i pastrojnë duart çdo orë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































