Pamje të mahnitshme të Kështjellës së shekullit të 17-të (Foto)

Kjo është brendësia e mahnitshme e kështjellës italiane, e cila ka gjendje të mrekullueshme, edhe pse është braktisur për më se 20 vjet.
Castello di Sammezzano që ndodhet në Toskanë të Italisë, është ndërtuar në fillim të shekullit 17-të nga një fisnik spanjoll, ndërsa është vizituar edhe nga Perandori Charlemagne, para se të kthehet në hotel me restorant, përcjell Telegrafi.
Godina e lashtë, ka mbetur e boshatisur që nga viti 1990, kur është mbyllur biznesi i fundit.
Megjithëse renovimi i fundit është bërë në vitin 1889, objekti mbanë lavdinë që kishte dikur.
Ky pallat ka dalë në ankand dhe pret klientët që ofertojnë më shumë, në mënyrë që të kthehet në muze me pagesë, apo hotel luksoz, vetëm që të mos qëndrojë i boshatisur dhe të dëmtohet në kohë.
Fotografitë e bëra nga Roman Rombroek, e tregojnë brendësinë që ka mbetur e njëjta dhe nuk është dëmtuar, fal ndërtimit të fortë që nuk e ka lëshuar lagështinë. /Telegrafi/


















































