Në operacionin për çlirimin e qytetit sirian Palmyra thuhet se rol të rëndësishëm kanë luajtur ushtria ruse.

Në një video të publikuar në internet, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shihen pamjet kur forcat ruse hyjnë në këtë qytet.


Gjeneral brigade i ushtrisë siriane, Fuvaz Mustafa, ka shprehur besimin se Palmira është çliruar dhe tanimë do të rindërtohet.

“Jam i sigurt se Palmira do të rikthehet, sepse Palmyra është historia jonë, kujtesa jonë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/