LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë si duket testi i vozitjes në Kinë

Pamje që tregojnë si duket testi i vozitjes në Kinë

Në rrjetin social Twitter është duke qarkulluar një video interesante, që tregon se si duket testi i vozitjes në Kinë, e shumë prej komentuesve po mendojnë se bëhet fjalë për një nga testet më të vështira.

Videoja për një kohë të shkurtër është shikuar nga 13 milionë njerëz dhe u bë virale. Në fakt, në video shihet kandidati në Kinë, që tregon se çfarë duhet të bëjë për të marrë patentë shoferin, transmeton Telegrafi.

Poligoni në Kinë është i komplikuar dhe ka hapësirë jashtëzakonisht të vogël për manovrim, e kandidati i filmuar shihet duke kaluar çdo lloj sfide, nga parkimi e deri të lëvizja prapa.

Gjithashtu ky kandidat është cilësuar nga përdoruesit e rrjetit social Twitter, si njëri nga shoferët më të shkathtë.

Pavarësisht kësaj videoje që tregon aftësitë e shoferit, Kina vazhdon ta ketë numrin më të madh të aksidenteve në botë. /Telegrafi/