LAJMI I FUNDIT:

Pamje që thuhet se tregojnë një aeroplan F-16, të parin që ‘fluturon mbi Ukrainë’

Pamje që thuhet se tregojnë një aeroplan F-16, të parin që ‘fluturon mbi Ukrainë’

Aeroplanët e parë luftarakë perëndimorë thuhet se kanë fluturuar mbi qiejt e Ukrainës pas muajsh vonese që kanë penguar përpjekjet e Kievit për luftë dhe i kanë lënë qytetet e tij të rrezikuara breshërive të vazhdueshme ajrore nga sulmuesit rusë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një numër aeroplanësh F-16 të prodhuar nga SHBA-të të furnizuar nga Holanda besohet se kanë mbërritur në vend në fillim të kësaj jave.

Dhe disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale pretendojnë se tregojnë një aeroplan që fluturon në qiell në fluturimin e parë.


Ukraina së shpejti do të marrë F-16 shtesë nga Danimarka, Belgjika dhe Norvegjia me shpresën se do të forcojnë mbrojtjen ajrore të varfëruar të Kievit dhe do të zvogëlojnë epërsinë ajrore të Rusisë.

Ushtrisë ukrainase i është dashur të mbështetet në një flotë relativisht të vogël aeroplanësh të epokës sovjetike, pasi ajo është përballur me vështirësi për të frenuar pushtimin në shkallë të plotë nga Rusia, që nga shkurti i 2022.

Perëndimi ka lëvizur me hezitim drejt ofrimit të aeroplanëve, pas shqetësimeve të mëparshme se armatosja e Ukrainës me armatim të avancuar do të përshkallëzonte më tej luftën me Rusinë.

F-16, të ndërtuar nga firma amerikane e hapësirës ajrore Lockheed Martin, kanë qenë në listën e dëshirave të Ukrainës për një kohë të gjatë për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori