LAJMI I FUNDIT:

Pamje që ngjajnë me apokalipsin – të tjera imazhe pas shpërthimit të vullkanit rus që mbuloi fshatra të tëra me hi

Pamje që ngjajnë me apokalipsin – të tjera imazhe pas shpërthimit të vullkanit rus që mbuloi fshatra të tëra me hi

Një paralajmërim i aviacionit ka ndodhur pasi një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu dhe rezultoi edhe me një re të madhe hiri në qiell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani Shiveluch shpërtheu pak pas mesnatës me kohën lindore të Rusisë dhe ka mbytur fshatra në pluhur deri në 8.5 cm – niveli më i lartë në 60 vjet.


Ndërkohë njerëzit kanë publikuar imazhe të resë së hirit që ngrihet mbi pyje, lumenj dhe fshatra.

Vullkani Shiveluch shpërtheu në territorin e Rusisë, shumë shtëpi u "varrosën" nën hi
Lexo po ashtu Vullkani Shiveluch shpërtheu në territorin e Rusisë, shumë shtëpi u "varrosën" nën hi

“Hiri arriti 20 km lartësi, reja e hirit u zhvendos drejt perëndimit dhe pati një rënie shumë të fortë të hirit në fshatrat aty pranë”, ka thënë Danila Chebrov, nga dega e Studimit Gjeofizik të Kamchatka.

“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon edhe pse është qetësuar pak tani”.

Ai tha se retë e tjera të mëdha të hirit nuk mund të përjashtohen të cilat tashmë kanë mbuluar një sipërfaqe prej rreth 100,000 kilometra katrorë.

Ndërkohë Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT) lëshoi një njoftim të kuq për aviacionin, duke thënë se aktiviteti i vazhdueshëm mund të prekë aeroplanët ndërkombëtarë dhe fluturaket në nivele të ulëta.

Veç kësaj, disa shkolla në gadishullin Kamchatka u detyruan të mbylleshin dhe banorëve iu tha të qëndronin brenda.

Rreth 300,000 njerëz jetojnë në gadishullin Kamchatka, i cili shtrihet në Oqeanin Paqësor në verilindje të Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë

"Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë": Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori