LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga rrugët e Beogradit: Shoferi i zemëruar del nga autobusi me një shkop, ndjek shoferin e veturës përpara

Pamje nga rrugët e Beogradit: Shoferi i zemëruar del nga autobusi me një shkop, ndjek shoferin e veturës përpara

Një video e një shoferi të zemëruar të autobusit u shfaq në rrjetet sociale dhe provokoi reagime të shumta.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shofer që del nga automjeti dhe vrapon drejt shoferit të një makine që qëndronte para tij.


Dhe kur e ka parë shoferin e autobusit me një shkop në duar, shoferi i makinës vazhdoi me ngut përpara.

Po sipas mediave serbe, supozohet se videoja është bërë në një rrugë në Beograd.

Megjithëse kishte “dënime” në komentet për veprimin e këtij shoferi, kishte edhe të tillë që e mbështetën atë. /Telegrafi/