Janë zbuluar disa detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin e reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.

Sipas disa fotografive marrë nga Ballkan Web, shihen dëmtimet që i janë bërë biznesit nga jashtë.


Ndërkohë, ekspertët mendojnë se autorët kanë përdorur një sasi tritoli për shpërthimin e lokalit.

lokali 6 Foto: Ballkan Web

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

lokali 2 Foto: Ballkan Web

lokali 5 Foto: Ballkan Web

Screenshot 6 10 Foto: Ballkan Web