Pamje nga beteja e ashpër për Novomykhailivkan, ukrainasit arrijnë të shkatërrojnë tanket e autoblindat ruse

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet nga ajri të betejës së ashpër që po zhvillohet për Novomykhailivkan.
Aty shihen pjesëtarët e Brigadës së 79-të të ushtrisë ukrainase duke sulmuar ushtarët rusë, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht numri të madh të tankeve dhe autoblindave, ukrainasit arritën të ndalin sulmin e rusëve që shpresonin se do ta merrnin nën këtë kontroll këtë vend.
Artileria dhe dronët kamikaz pa ndonjë problem shkatërronin makinerinë luftarake ruse, që Putini e dërgoi me qëllimin e vetëm – pushtimin e plotë të Ukrainës.
Megjithatë, përgatitja e ukrainasve dhe detektimi i hershëm i makinerisë ruse – u dha kohë të mjaftueshme që të analizojnë në detaje çdo lëvizje – dhe kështu arritën t’i zmbrapsin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































