Një pjesë e skenës për pak sa nuk është djegur tërësisht nga flakët që përfshinë një pjesë të saj nga fishekzjarrët, të cilat u përdorën gjatë tubimit elektoral të AKR-së në Mitrovicë.

Disa persona pjesëmarrës në këtë tubim elektoral kanë reaguar menjëherë duke fikur zjarrin.


Kështu u evitua ndonjë incident i mundshëm derisa palestra sportive ishte pothuajse përplot e mbushur me simpatizantë të AKR-së.