Talibanët pretendojnë se ata rrëzuan një aeroplan amerikan

Talebanët kanë pretenduar se një aeroplan i forcave amerikane u rrëzua në Afganistanin lindor, disa orë pasi zbriti në një zonë të kontrolluar kryesisht nga grupi.
Deklarata e Talibanëve të hënën erdhi disa orë pasi në mediat sociale ishte përhapur një video, në të cilën thuhej aeroplani ishte i kompanisë “Ariana Airlines”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, kompania tha se pretendimet nuk ishin të vërteta.
"Të gjitha fluturimet e Ariana Afgan Airlines kanë përfunduar normalisht, është thënë “në një deklaratë në faqen e verifikuar në Facebook të kompanisë”.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Afganistanit gjithashtu mohoi raportet se ishte një aeroplan komercial.
"Sipas informacionit tonë ... asnjë aksident komercial i linjës ajrore nuk është regjistruar. Dhe Ariana Afgan Airlines na kanë siguruar që të gjithë aeroplanët e tyre janë në dispozicion", tha organizata.
Gjithsesi, zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, pretendoi se përplasja vrau "shumë" anëtarë të shërbimit amerikan.
Sidoqoftë, grupi shpesh ekzagjeron shifrat e viktimave.
"Një aeroplan i okupatorëve amerikanë është rrëzuar në provincën Ghazni", tha Mujahid në një deklaratë, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit në bord u vranë. /Telegrafi/





















































