Pamje më e re pa ndërhyrje: “Metoda 53” që formëson fytyrën me efekt ngritjeje natyrale

Truk i thjeshtë dhe efektiv nga TikTok që jep pamje të freskët dhe të formësuar
E bërë e famshme në TikTok, kjo teknikë po bëhet e preferuara e adhuruesve të bukurisë sepse është e thjeshtë për t’u realizuar, por jep rezultate profesionale.
Nëse po kërkoni një mënyrë të shpejtë dhe efektive për të freskuar rutinën tuaj të grimit, “metoda 53” është truku i ri që ka pushtuar rrjetet sociale.
Çfarë është “metoda 53”?
Emrin e merr nga forma që vizatohet në fytyrë me bronzer dhe ndriçues, e cila i ngjan numrave pesë dhe tre.
Ideja është që këta numra përdoren si udhërrëfyes simbolik për vendosjen e duhur të hijëzimit dhe ndriçuesit, duke e zgjatur vizualisht fytyrën, duke i dhënë definim dhe një efekt ngritjeje (‘lifting’) – pa asnjë ndërhyrje invazive, transmeton Telegrafi.
@nicole_lane11111 Doing the ‘53’ contour method >> @Kosas concealer @Westman-Atelier contour #grwm #makeup #contour #contourhacks #makeuphacks
Si funksionon teknika?
▪ Në njërën anë të fytyrës imagjinohet dhe vizatohet numri 5, që përfshin ballin, mollëzën dhe vijën e nofullës.
▪ Në anën tjetër vizatohet numri 3, në të njëjtat zona - ballë, mollëza dhe nofull.
▪ Më pas, në pjesët qendrore të fytyrës aplikohet korrektor ose ndriçues nën sy, në mes të ballit, në mjekër dhe përgjatë vijës së hundës.
▪ Çelësi është në përzierjen e butë të produkteve - kalimet duhet të jenë të lëmuara, pa vija të forta, në mënyrë që fytyra të duket natyrale, e formësuar dhe e freskët.
Pse është popullarizuar “metoda 53”?
▪ E thjeshtë për fillestare, nuk kërkon njohuri të avancuara grimi, mjafton pak praktikë.
▪ Universale, mund të realizohet si me produkte kremozë, ashtu edhe me ato në formë pudre.
▪ E përshtatshme për çdo formë fytyre - mjafton të ndiqni linjat natyrale dhe t’i përshtatni “numrat” strukturës së fytyrës suaj.
Çfarë efekti jep kjo metodë?
Rezultati është një fytyrë e konturuar në mënyrë diskrete, që duket më e hollë, më e zgjatur dhe më e relaksuar. I jep dimension fytyrës dhe krijon një pamje si e realizuar nga profesionistët. Është perfekte si për ditën, ashtu edhe për mbrëmje. /Telegrafi/



















































