Ajo nuk përdor fare grim, i përdor këto tri produkte çdo ditë

Në vitin 2023, kemi mundur ta shihnim shpesh bionden mahnitëse të filmit “Rojat e plazhit”, Pamela Anderson, pa asnjë grim.


Fansat e mbështetën, shumica e tyre ishin të kënaqur me natyralitetin e saj në moshën 56-vjeçare.

Nga ana tjetër, nuk munguan edhe nga ata që u habitën me vendimin e saj për t'u shfaqur si yll në ngjarje festive dhe ambiente publike fare pa grim. Mirëpo, ajo ua “mbylli gojën” të gjithëve kur tha se fytyra e saj pa grim përfaqëson lirinë dhe lehtësimin dhe nuk është ndier kurrë më e lumtur se tani.

Për habinë e madhe të shumëkujt, ajo së fundmi ka zbuluar në blogun e saj të titulluar “A Gentle Regime” kujdesin e saj për “bukurinë”, që është fare i thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Pasi, siç thotë, “hedh produkte shumë të komplikuara”, Pamela nuk kalon më shumë kohë mbi lavaman për t'u kujdesur për lëkurën e saj, ajo ka vetëm disa produkte të preferuara dhe ja ku janë:

“I vendos gjërat diku dhe kur i shoh më pas i aplikoj... Spreji hidratues me aromë trëndafili qëndron në frigorifer kështu që e përdor sa herë që e hap... balsami i buzëve është në çantën time dhe e aplikoj gjithën ditën, sidomos në dimër”, ka shkruar ajo.

Ajo përdor edhe vajin e trëndafilit të bërë në shtëpi për fytyrë, të cilin thotë se e aplikon pavarësisht nëse është grimuar atë ditë apo jo: “Ulem në tavolinën e grimit dhe e përdori para se të bëj grim ose thjesht ‘si grim’ në ndonjërën ditë", tha ajo.

Shikoni si duket Pamela Anderson pa grim:

3cf0f9f6 9a25 478d b07b b306e911a63c 415030748 18410 scaled

06bfe609e026d8f

quot pamela a love story quot ny special screening

pamela anderson is seen attending

1832932827 scaled

46ab4ccb 3de2 404a b366 0ed19 edited

pamela anderson attends the vivienne

/Telegrafi/