I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se nuk i takon SHBA-së të caktojë kornizën kohore për arritjen e kësaj marrëveshje.
Palmer gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile theksoi se angazhimi i SHBA-së, dhe mbështetja nuk do të përfundojë vetëm ditën kur do të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij do të vazhdojë tutje.
“Nuk i takon SHBA-së të përcaktoj kornizën kohore për dialog, iu takon palëve. Kemi BE-në që ka lehtësuar dialogun, SHBA e ka mbështetur fuqimisht atë dialog. Sa i përket kornizës kush negocion, i takon vetë Kosovës ta përcaktoj. Ndërsa lidhur me afatin kohor, mendojmë që është ndjenjë e urgjencës. Edhe vetë ambasadori Grenell e ka përmendur që duhet të ketë një lloj ujdie në mënyrë që sa më të shpejt të përshpejtohet marrëveshja, sidomos nga aspekti tregtar. Momentalisht keni vëmendje të madhe nga SHBA, sepse më keni mua, dhe e keni ambasadorin Grenell që është vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Angazhimi ynë dhe mbështetja nuk do të përfundojë vetëm ditën e marrëveshjes, duam që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje që përbën normalizim të plotë të marrëdhënieve. Ditën tjetër prapë jemi këtu që të sigurohemi që ajo që arrihet të zbatohet. Do të kemi kornizë ndërkombëtare që ta mbështes këtë marrëveshje”, ka thënë ai duke shtuar që sa më herët që arrihet marrëveshja do të bëhet zhbllokimi i potencialit të dy vendeve.
“Unë jam i përqendruar t’iu ndihmojë palëve të kthehen në tavolinën e negociatave. Ambasadori Grenell dhe unë do të punojmë bashkërisht për ta gjetur të njëjtën marrëveshje. Qeveria amerikane është shumë e madhe, kjo nuk nuk është asgjë për neve. Dy vetë në një vend nuk do të thotë asgjë. Kjo do të thotë që kemi një përfaqësues të përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe një për dialogun që pasqyon përkushtimin për t’i sjellë të gjitha resurset për këtë kapital dhe energji për pajtim, si dhe hapjen e shtegut drejt Evropës për Kosovën dhe Serbinë”, është shprehur ai, përcjell Telegrafi.
Ndër të tjera Palmer ka thënë se Kosovës asnjëherë nuk do t’i kërkohet që në dialog të pranojë diçka që nuk është në interes të saj.
“Nuk i kërkohet Kosovës të pranojë diçka që nuk dëshiron apo që nuk është në interes të saj. Kosova e kontrollon vetë faktin e saj. Ajo vetë do të vendos se çka dëshiron të negociojë, dhe do t’i vendos parametrat e negocimit. Mënyra vetme për ta bërë këtë është përmes dialogut. Mendoj që ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën mund të bisedoj për qëndrimin e tyre paraprak. Kosova nuk duhet të hyjë në negociata e papërgatitur, duhet të vendos vetë se çfarë qëndrimi do të marr. Por, ideja të kemi negociata pa parime më duket se është pak se e pa-bindshme”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht