Bertie po bredh nëpër shtëpitë e një fshati në Sussex të Anglisë, në kërkim të partneres për çiftim.

Ky pallua që dallon për të tjerët shkaku i ngjyrës së bardhë, i ka frikësuar shumë banorë, të cilët mendonin se është ndonjë fantazmë, transmeton Telegrafi.


Për çdo vit në kohën e shumimit, ai niset nga shtëpia ku banon për në fshatin më të afërt, ku hyn nëpër shtëpi dhe ferma për të gjetur dashurinë.

Palloi foto 2

“Gjatë vitit të kaluar, më doli papritmas përpara dhe mbeta e tmerruar. Më dukej si një fantazmë, që iku shpejtë prej meje”, ka thënë një banorë.

Njëjtë sikur vitet e kaluara, Berti po qëndron në mes të rrugëve, si dhe po dëmton kulmet duke qëndruar sipër tyre.

Palloi foto 3

Megjithëse po i ngre puplat lartë dhe po vallëzon, ai e ka të kotë sepse fshati Handcross nuk e ka ndonjë pallua femër.

Banorët nuk e dinë, pse ai vazhdimisht ikë prej shtëpisë dhe shkon ën këtë fshat, kur mund të gjejë ndonjë tjetër dhe të arrijë synimet. /Telegrafi/