LAJMI I FUNDIT:

Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, pasi Hamasi lëshoi raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit.

Ministria e shëndetësisë në Gaza i tha Al Jazeera të hënën se 21 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin vrarë në sulmet, përcjell Telegrafi.


Sulmet u kryen pasi Hamasi hapi disa raketa në drejtim të Izraelit, pas skadimit të ultimatumit të grupit duke kërkuar që Izraeli të heqë forcat nga kompleksi i Xhamisë Al Aqsa në Jerusalem.

Militantët palestinezë kanë hedhur më shumë se 200 raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, thotë ushtria izraelite
Lexo po ashtu Militantët palestinezë kanë hedhur më shumë se 200 raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, thotë ushtria izraelite

Më herët të hënën kishte tensione në kompleks, i treti më i shenjti në Islam i cili gjithashtu respektohet nga hebrenjtë.

Ato u përshkallëzuan me më shumë se 300 palestinezë të plagosur kur policia izraelite sulmoi xhaminë, duke qëlluar me plumba gome, granata marramendëse dhe gaz lotsjellës.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim urgjent mbi trazirat në Jerusalem, ndërsa udhëheqësit botërorë kërkuan për “de-përshkallëzim të tensioneve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori