Palestinezët falin “teravinë” e parë në gërmadhat e xhamisë së bombarduar nga Izraeli

Në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, palestinezët falën namazin e parë të natës, me rastin e Muajit të Ramazanit pranë rrënojave të Xhamisë Faruk, e cila është shkatërruar nga bombardimet izraelite.
Shumica e xhamive në Gaza që janë shënjestruar nga sulmet izraelite janë në gjendje të papërdorshme.
Një prej tyre është edhe Xhamia Faruk në qytetin Rafah, në jug të enklavës së Gazës ku palestinezët janë zhvendosur duke kërkuar strehë për shkak të sulmeve intensive izraelite.

Meqenëse Izraeli ka ndërprerë energjinë elektrike në Gaza dhe nuk ka lejuar hyrjen e karburantit, palestinezët e falën namazin duke përdorur drita portative dhe altoparlantë.











































