LAJMI I FUNDIT:

Palestina heq dorë nga presidenca e radhës e Ligës Arabe, si reagim ndaj normalizimit me Izraelin

Palestina heq dorë nga presidenca e radhës e Ligës Arabe, si reagim ndaj normalizimit me Izraelin

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki, tha se vendi i tij ka vendosur të heqë dorë nga presidenca e radhës së Ligës Arabe, si reagim ndaj normalizimit të vendeve të Gjirit me Izraelin.

Maliki në një konferencë për media në ministrinë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor, tha se kanë hequr dorë nga presidenca e radhës së Ligës Arabe, pasi Sekretariati i Përgjithshëm i Ligës ka mbështetur Emiratet e Bashkuar Arabe (EBA) dhe Bahreinin që normalizuan me Izraelin, raporton Anadolu Agency.

Ai theksoi se disa vende të fuqishme arabe nuk kanë dënuar largimin nga Iniciativa Arabe e Paqes dhe prandaj nuk do të ketë ndonjë vendim për dënim brenda një procesi të parashikueshëm.


“Ne nuk jemi të nderuar të shohim vendet arabe që nxitojnë të normalizohen me shtetin okupues gjatë presidencës sonë”, tha ai.

Më tej, kryediplomati palestinez potencoi se nuk bëhet fjalë tërheqja nga liga, ndërsa do të vazhdojnë punimet e tyre me vendet si Algjeria dhe Kuvajti që kanë mohuar normalizimin.

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të 9 shtatorit nëpërmjet telekonferencës, nuk ishte marrë vendim që dënon “normalizimin e marrëveshjeve” me Izraelin.

Sipas diplomatëve palestinezë “vendet e fuqishme arabe me ndikim” kishin ndaluar që të dalë vendim për dënimin e vendeve arabe të Gjirit që normalizuan me Izraelin në kundërshtim me Iniciativën Arabe e Paqes.

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje të mbështetura nga SHBA-të për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

EBA u bë vendi i tretë, ndërsa Bahreini vendi i katërt arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994.

Vendet anëtare të Ligës Arabe, në vitin 2002 në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, kishin miratuar deklaratën e Iniciativës Arabe të Paqes, që përcaktonte mohimin e normalizimit me Izraelin përderisa ky i fundit nuk njeh shtetin e pavarur palestinez kryeqyteti i së cilës është Jerusalemi Lindor me kufijtë e vitit 1967.

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori