Janë gati në pak minuta
Nëse dëshironi të bëni palëpeta të thjeshta dhe të shëndetshme, kjo recetë me vetëm dy përbërës është një zgjedhje e shkëlqyer. Janë të lehta, përgatiten shpejt dhe nuk përmbajnë sheqer apo gluten të shtuar.
Janë ideale për mëngjes, një meze të lehtë apo një ëmbëlsirë të lehtë dhe janë gati për pak minuta.
Përveçse të shijshme, janë të pasura me fibra, kalium dhe antioksidantë, duke ndihmuar në rregullimin e presionit të gjakut, uljen e kolesterolit dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ Një banane e pjekur
▪ Dy vezë të mëdha
▪ Gjalpë ose vaj bimor për pjekje
▪ Mbushja sipas dëshirës (boronica, jogurt, kanellë, mjaltë, shurup panje, granola).
Përgatitja:
Qëroni bananen dhe shtypeni në një enë me pirun derisa të përftoni një masë të lëmuar pa droçka. Në një enë tjetër rrihni lehtë dy vezët, më pas ia shtoni bananes shtypur dhe i përzieni mirë derisa masa të bashkohet. Nxehni një tavë mbi nxehtësinë mesatare dhe shtoni pak gjalpë ose disa pika vaj bimor.
Kur tigani të jetë i nxehtë, hidhni rreth dy lugë gjelle nga përzierja për secilën palëpetë. Piqeni palëpetën për rreth një minutë nga njëra anë – skajet duhet të skuqen lehtë. Rrotulloni me kujdes palëpetën duke përdorur një shpatull të hollë dhe piqeni për një ose dy minuta të tjerë derisa ana tjetër të marrë ngjyrë kafe të artë. Përsëriteni procesin me pjesën tjetër të përzierjes.
Nëse nuk i hani të gjitha përnjëherë, palëpetat mund t’i ruani në frigorifer ku mund të qëndrojnë për disa ditë. Ngrohni përsëri në mikrovalë përpara se t’i konsumoni.
Këshilla për variacione shtesë
– Për petulla më me shumë fjolla: Shtoni pak pluhur pjekjeje
– Për një shije më të ëmbël: Përzieni disa pika vanilje ose një lugë gjelle mjaltë.
– Për kore: Shtoni copa arra.
– Për ata që pëlqejnë krepat e hollë: Hidhni pak më shumë brumë dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë në të gjithë tavën.
Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hallva turke e bërë në shtëpi - një recetë që ruhet për një kohë të gjatë

Lakror misri me hithra

Komposto kumbulle (Video)

Supë me mish, vezë dhe limon

Supa më e shëndetshme me mish viçi, me perime dhe elb (video)

Si të bëni Nutella në shtëpi: Është dy herë më e lirë se ajo e blerë dhe ju merrni më shumë sasi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi