LAJMI I FUNDIT:

​Pakoja ekonomike, Qeveria ndan mbi 270 mijë euro për familjet në nevojë

​Pakoja ekonomike, Qeveria ndan mbi 270 mijë euro për familjet në nevojë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh, në mesin e tyre edhe atë për ndarjen e 273.600 eurove për zbatimin e masës 3.4 – kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së ringjalljes ekonomike.

“Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si dhe vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”.

Të gjitha vendimet që miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme
Lexo po ashtu Të gjitha vendimet që miratoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Në fund të vitit të kaluar secila familje që ishte përfituese e asistencës sociale, ka pasur mbështetje shtesë të menjëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit./Telegrafi/