LAJMI I FUNDIT:

Pakkush nuk vuan nga dhimbjet e shpinës: Gjeni se çfarë i shkakton dhe si të shpëtoni prej tyre

Pakkush nuk vuan nga dhimbjet e shpinës: Gjeni se çfarë i shkakton dhe si të shpëtoni prej tyre

Jetë moderne, qëndrim ulur, lëvizje e vogël, madje edhe stres – të gjitha kanë çuar deri në sëmundjet e boshtit kurrizor, një ndër problemet më të mëdha të ditëve të sotme

Janë pak të tillë të cilët mund ta shmangin me ushtrime. Pra, kujdes! – transmeton Telegrafi.


Çdo gjë patjetër duhet të bëhet me ndihmën profesionale, sepse ekzekutimi i ushtrimeve gabimisht mund të përkeqësojë gjendjen,

Janë tipike ushtrimet si p.sh. tërheqja e kurrizit nga prapa, shtrirja e muskulaturës së qafës, kthimi i supeve prapa dhe ushtrimet e shkarkimit të qafës.

Janë një numër i tërë dhembjesh të cilat mund ta përfshijnë shpinën, mirëpo vetëm një pjesë e tyre janë të natyrës mekanike.

Më së shpeshti problemet shfaqen për shkak të qëndrimit të gjatë në pozitë të ulur, qëndrimit apo pozitës së padrejtë të trupit.

Çdo gjë që ngremë duhet ta bëjmë nga pozita galiç nga përkulja, sepse shpina shkon përpara. Edhe vetë programet e terapisë janë të orientuara nga prapa. Rotacionet janë të rrezikshme, ato janë lëvizje kur njerëzit shpesh mund të sëmuren nga hernia.

Njëri ndër problemet më të mëdha të ditëve të sotme i mundon njësoj edhe femrat, edhe meshkujt, ndërkaq i sulmon të gjitha moshat.

Pakkush sot është i kursyer nga dhimbja e shpinës. Në shumicën e rasteve me angazhim, ushtrime dhe ndihmë profesionale – dhembjet mund të eliminohen. Mirëpo, duhet të jeni këmbëngulës dhe të merrni përgjegjësinë për shëndetin tuaj.

Nga puberteti dalin problemet, të cilat patjetër duhet t’i eliminojmë me shtimin e lëvizshmërisë. Atëherë humbet elasticiteti i diskut, dhe esenca është që me metoda të caktuara fizioterapeutike të shtrirjes dhe të presionit të kërcit që shkakton vështirësi do të thotë shiatiku, dhembja e kurrizit, marramendja…

Është me rëndësi të reagohet sa më parë derisa koha dhe ngarkesa afatgjatë e kurrizit ta bëjnë të veten. Nëse e zvarrisim, thjesht mund të bëhet tepër vonë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori