LAJMI I FUNDIT:

Pakistani zgjedh senatorën e parë hinduse

Pakistani zgjedh senatorën e parë hinduse

Pakistani ka zgjedhur për herë të parë në Senat një grua të minoritetit hindu.

Krishna Kumari Kohli, 39 vjeçare, është anëtare e Partisë Popullore të Pakistanit dhe përkrahet nga të ashtuquajturit të paprekshëm, që i përkasin rangut më të ulët të sistemit të kastave që ende funksionon në Pakistan dhe Indinë fqinje.

Zgjedhja e saj është konsideruar si fitore e madhe për gratë dhe të drejtat e minoriteteve në Pakistan.


Fitorja e befasishme e kandidatës së opozitës Krishna Kumari Kohli nxiti një valë optimizmi në mediat sociale, pasi pakistanezët zgjodhen për herë të parë një grua nga një komunitet i margjinalizuar që qëndron në fund të hierarkisë së kastës indiane.

“Ndihem krenare, jam mirënjohës ndaj Partisë Popullore të Pakistanit që më kanë nominuar. Për mua ka qenë e paimagjinueshme që të arrijë në senat”, tha Kohli për AP, përcjell Telegrafi.

Fitorja e Kohlit ka qenë pjesë e procesit të votës së fshehtë më 3 mars, nga anëtarët e parlamentit dhe asambleve provinciale, të cilët i kanë dhënë partisë Lidhja Myslimane e Pakistanit, kontrollin e Dhomës së Lartë të parlamentit. /Telegrafi/