LAJMI I FUNDIT:

Më pak të punësuar gjatë qershorit tek tregtia me pakicë

Më pak të punësuar gjatë qershorit tek tregtia me pakicë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë për muajin qershor 2023, ku vërehet se qarkullimi me pakicë i disa produkteve kishte ngritje, por ka edhe rënie në qarkullimin e disa produkteve.

Sipas ASK-së, në muajin qershor 2023, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (35,8%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (19,2%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Qershor 2022).


Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (-11,0%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (-2,9%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Qershor 2022).

Përndryshe, sa i përket punësimit, në shumicën e sektorëve me pakicë, saç shihet edhe në statistika, ka rënie.

“Në muajin qershor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (10,5%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (3,4%). Ndërsa, rënie kishte te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-23,7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (-18,0%)”, thuhet në njoftim.