Janë 17 subjekte politike të cilat kanë aplikuar deri në ora 16:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Deri më tani, KQZ ka pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për Telegrafin se janë duke  pritur edhe aplikimin e subjekteve të tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”, tha Elezi për Telegrafin.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme. /Telegrafi/

139736294 4898571990217836 5784928705869448911 n