LAJMI I FUNDIT:

​Pak interesim për librin, paralajmërohet mbyllja e disa bizneseve në shesh

​Pak interesim për librin, paralajmërohet mbyllja e disa bizneseve në shesh

23 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit, mirëpo këtë ditë nuk po e njeh Bajram Kastrati, njëri ndër shitësit e librave në sheshin e kryeqytetit, pasi që sipas tij, nuk ka pasur asnjë të interesuar për libër sot.

Ai thotë se qytetarëve të Kosovës iu mungon kultura e leximit, gjersa thekson se jemi i vetmi vend në botë pa një gazetë ditore.


Mendim të njëjtë patën edhe shitës të tjerë të librave. Ata theksojnë se interesimi për librat po zbehet dita-ditës. Kjo sepse leximin e ka zëvendësuar teknologjia dhe si pasojë e kësaj do detyrohen t’i mbyllin bizneset e tyre.

“Nga ti po dëgjoj që sot është dita e librit, sepse nga mëngjesi askush nuk ka dalur të blejë asnjë libër… Ndoshta me 100 mijë shtyerje dhe peripeti, dy libra shiten, por prapë nuk ka shitje. Ka tituj që askush nuk i ka në Kosovë, unë i kam, por prapë nuk funksionon, është për çudi dhe tragjedi kjo… 5 euro çdo njeri i ka për të blerë një libër, por 5 euro i shfrytëzojnë në kafe, nuk kemi kulturë leximi dhe kjo na mungon neve… Nuk është për t’u çuditur, sepse jemi i vetmi shtet në botë pa një gazetë ditore”, shtoi ai.

Nasuf Zena, shitës i librave në sheshin “Zahir Pajaziti”, thotë se leximin e librave e ka zëvendësuar teknologjia, derisa shton se është i detyruar ta mbyll këtë biznes për shkak të mosinteresimit për blerjen e librave.

“Nuk ka asnjë fluks. Interesimi për libra tek ne ka rënë jashtëzakonisht shumë dhe është për t’u çuditur se çfarë niveli dhe ku ka ardhë libri sot. Nuk lexojnë, ndoshta është një edukatë apo mundësi që u është ofruar njerëzve, se thonë jo interneti, telefoni, mirëpo internetin nuk e kemi zbuluar ne por dikush tjetër, dhe nëse do ishte për ashtu ata do t’i kishin humbur librat, por po i humbim ne. Ne këtu rrim, shesim libra por nuk e di as vet pse rrim edhe pak dhe duhet të largohemi sepse nuk ka punë, ndodhë që një ditë dy nuk shitet asnjë libër, kjo është tmerr… Zakonisht shiten librat psikologjike dhe ndonjë roman”, potencoi ai.

Edhe Mirsad Krasniqin thotë se interesimi për të blerë libra çdo ditë e më shumë po bie. Ai e ka të vështirë të tregojë edhe për zhanrin e librave më të kërkuar, pasi që nuk ka shitje.

“Çuditërisht sot edhe pse është dita ndërkombëtare e librit, asnjë njeri i vetëm, qoftë një, nuk ka ardhur për të blerë libër… Me keqardhje më duhet të them se interesimi sa vjen dhe bie…Ka aq pak shitje sa nuk mund të përmend se ky është zhanri më i shitur. As unë nuk e kam besuar se do të vijmë në këtë nivel, ka ditë të tëra që nuk shihet asnjë libër”, theksoi ai.

Mirëpo të njëjtën nuk e thotë njëri nga punëtorët e librarisë “Dukagjini”, në Prishtinë, Zgjim Sherifi. Ai thekson se fluksi dhe interesimi për libra është i madh, gjersa shton se zhanret më të kërkuara janë ato nga letërsia e huaj, historia dhe libra me përmbajtje të mendimeve pozitive.

“Gjatë kësaj kohe kur unë kam qenë punëtor në librarinë Dukagjini, kam vërejtur që ka pasur shumë interesim për libra, madje ka dhe fluks në ditë të caktuar apo dhe kur kemi zbritje… Kemi lexues prej moshave të ndryshme, prej fëmijëve deri te mosha më e shtyrë… Prej zhanreve më të shitura, janë zhanri i vetëndihmës, që kanë të bëjnë me mendim pozitiv, pastaj zhanret nga historia, letërsia e huaj, fantashkenca, janë disa nga zhanret që interesohen më së shumti njerëzit”, u shpreh ai.

Ai shton se ka raste kur klientët kërkojnë propozimin e tyre për të bërë librin dhuratë. Sipas tij, në këtë librari nuk ka hapësirë për lexues, por që është planifikuar që të bëhet në të ardhmen.

“Kemi raste të shumta dhe të përditshme kur vijnë klientët dhe thonë t’iu propozojmë ndonjë libër, sepse e kam për dhuratë, për neve është diçka e zakonshme dhe e përditshme…Më 4 maj është ditëlindja e librarisë, kemi ngjarje, zbritje për klientët dhe ka hapësirë për çdo lexues… Momentalisht hapësirë për lexues nuk ka, por vetëm mund ta shfletojnë librin… kemi dhe pikën në PrishtinaMall, ku kemi hapësira të mjaftueshme për leximin, por edhe këtu është planifikuar që do të ketë”, tha Sherifi.

Bardh Murtezin thotë se ka interesim për libra por ato nuk i blen por i shkarkon në formën PDF.

“Nuk është rastësi, pasi që vi shumë shpesh këtej, ndoshta shkaku i fakultetit, por dhe jemi të interesuar për të lexuar. Shumicën e librave i marrë PDF online dhe nuk blej aq, i printoj dhe i lexoj… Kështu është dhe më lirë… Një libër kur e lexon ke më shumë detaje, sesa të shikosh një film, një libër 300 faqe, të bën ta përjetosh gjithë ngjarjen dhe ka shumë dobi libri kur e lexon”, u shpreh ai.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori