Musa Sabedini
Krimet e luftës, dhunimet, keqtrajtimet, vrasjet, të zhdukurit, grabitjet dhe dëmtimi i pasurisë dhe pronave, si dhe shumë krime të tjera, është dashur të jenë prioritet i të gjitha prokurorive kosovare, pas luftës. Fatkeqësisht, politika e UNMIK-ut dhe servilizmi i njerëzve tanë kompetentë në fushën e drejtësisë, në të gjitha periudhat qeveritare pas luftës, ndikuan që krimet të anashkalohen qëllimisht. Të paktën deri tani.
Nëse asgjë s’do të kishin bërë prokuroritë komunale, atëherë për të lëshuar fletë arreste kanë mundur të veprojnë pa u penguar nga askush, kanë mundur të identifikojnë të gjithë kryesit, të dyshuarit, vrasësit e mundshëm. Ky është obligimi i tyre profesional, moral e kombëtar.
Askush nuk është kundër pajtimit ndëretnik, madje shqiptarët e Kosovës këtë e kanë dëshmuar e vërtetuar edhe në praktikë. Ua kanë zgjatur dorën edhe xhelatëve, vetëm që të ecet tutje, por pala e kundërt asnjëherë nuk tregoi gatishmëri e as nuk kërkoi falje për gjithë ato krime, për gjenocidin dhe dhunën që bëri në Kosovë, gjatë luftës.
Andaj, armiqësitë tejkalohen vetëm nëse thuhet e vërteta, vetëm nëse bëhen publike emrat e kriminelëve të dyshuar serbë. Është e dhimbshme dhe e papranueshme që pas kaq vitesh, Serbia po na sfidon në këtë drejtim, duke tentuar që t`i paraqes shqiptarët para botës si njerëz që kanë vrarë e dhunuar serbë, kurse injoron mijëra shqiptarë të vrarë, të zhdukur, femra të dhunuara e krime të tjera.
Kosova ka shumë argumente, prova e dëshmi për të bindur botën për të vërtetën që ka ndodhur këtu, por vetëm duhet guxim profesional nga prokurorët. Prokurorët janë fajtorët mbase kryesorë që kanë lejuar në heshtje të shuhen shpresat e familjarëve të vrarë e të zhdukur. Prokurorët e guximshëm dhe profesionistë ende kanë kohë ta dëshmojnë veten, ende kanë mundësi që t’i dalin zot kësaj pune. Ata vetëm duhet ta largojnë pluhurin prej mijëra dosjeve, qindra librave publicistik, mijëra lëndëve e faqeve që ekzistojnë të paprekura nga prokuroritë. Vetëm kur t`i shfletojnë këto dosje në sirtarët e tyre dhe t`i aktivizojnë këto lëndë, mund të themi se kemi kryer borxhin ndaj të viktimave.
Ndryshe, ky komision është themeluar ekskluzivisht për interesa të “viktimave” serbe dhe jo për të zbardhur vrasjet apo për të gjetur të zhdukurit shqiptarë. Ky komision, që më shumë është ceremonial, nuk mund të jetë funksional pa u aktivizuar dosjet e luftës në Kosovë, pa u aktivizuar qindra fletë arreste kundër serbëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në krimet e Kosovës.
Historia do ta dëshmojë se kemi “fjetur” para krimeve të shumëfishta dhe nuk kemi qenë në gjendje ta argumentojmë tërë atë gjenocid që ushtria, policia e shteti serb kreu në Kosovë.
Fatmirësisht ende ka dëshmitarë të gjallë të masakrave kryesore në Kosovë dhe ata duhet të shfrytëzohen sa nuk kanë ikur nga kjo jetë. Maksimalisht duhet të shfrytëzohen të gjitha materialet, fotografitë, incizimet, provat, faktet, deklaratat e dëshmitarëve të gjallë, librat e botuar, dëshmitë e komisioneve, dokumentacioni ekskluziv që posedon KMDLNJ etj.
Pra, pajtimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të pranojë gjykimin dhe dënimin e të dyshuarve për krimet dhe masakrat që kanë kryer në Kosovë dhe kur kjo Serbi, pranon të ofrojë asistencë në identifikimin e kriminelëve të dyshuar, punë kjo që vështirë mund të bëhet nga Beogradi edhe për një kohë të gjatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?