LAJMI I FUNDIT:

Me pajisje të veçantë fluturoi nga njëra anije në tjetrën

Me pajisje të veçantë fluturoi nga njëra anije në tjetrën

Richard Browning, shpikës dhe pilot i një pajisje të pazakontë, habiti të gjithë kur nga luftanija e forcave detare mbretërore të Britanisë së Madhe HMS Mbretëresha Elizabeth, arriti të ngritet në ajër dhe të fluturojë me një shpejtësi relativisht të madhe.

Fluturimin e realizoi nga një distancë prej tre miljeve në brigjet e Annapolis të Marylandit, SHBA. Në anën tjetër llogaria e forcave detare britanike në Twitter, ka publikuar videon e këtij fluturimi të shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

“Dikush u desh ta braktis anijen me urgjencë”, kanë shkruar me një dozë shakaje përbri videos së publikuar.


Kujtojmë që Browning është rezervist i marinës mbretërore dhe njëherit pronar i kompanisë Gravity, që bashkëpunon ngushtë më ushtrinë britanike sa i përket prodhimit të kësaj pajisje. /Telegrafi/