LAJMI I FUNDIT:

Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë? Izraeli mohon përfshirjen

Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë? Izraeli mohon përfshirjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet në shtyp se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha “një trillim”.

Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington Elad Strohmayer, mohoi gjithashtu njoftimin e kompanisë mediatike me qendër në Uashington “Politico”, dhe tha për “Zërin e Amerikës se “Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara”.


“Politico” njoftoi të enjten se qeveria amerikane beson se Izraeli, një aleat i ngushtë i vendit, ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Uashington DC.

Pajisjet e vogla të përgjimit, të njohura si StingRays “me gjasë kishin për qëllim të spiunonin Presidentin Donald Trump”, shkruante “Politico”. Por në shkrim thuhej gjithashtu se “nuk është e qartë nëse përpjekjet izraelite kishin qenë të suksesshme”.

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare i thanë “Politico-s” se nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato të jenë të vendosur nga agjentë izraelitë.

Duke iu referuar zyrtarëve, “Politico” shkruan se qeveria amerikane, arriti brenda dy viteve të fundit në përfundimin se Izraeli kishte të ngjarë t’i kishte vendosur pajisjet.

“Politico” shkruan se burimet që folën në kushte anonimiteti, “kishin njohuri mbi çështjen” dhe se pajisjet ishin zbuluar pak kohë më parë.

Dy vjet më parë, një numër pajisjesh që nuk dihet ende, u gjetën pranë objekteve të rëndësishme në Uashington gjatë një hetimi të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë SHBA-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Izraelit lidhur me dyshimet për vendosjen e pajisjeve përgjuese.

Sipas shkrimit të “Politico-s” Uashingtoni nuk u ka vënë rëndësi veprimet e pretenduara të Izraelit, për shkak të marrëdhënies shumë të ngushtë të zotit Trump me zotin Netanyahu. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori