‘DigiSole’ është një shtresë e zgjuar, që vendoset në tabanin e pothuajse çdo këpuce, për të mbajtur këmbën nxehtë.


Pajisja e vendosur ne kepuce per te mbajtur kembet nxehte foto 2

Kompania me bazë në Nancy të Francës, pretendon se kjo është pajisja e parë ku mund të kontrollohet nxehtësia nga telefoni.

Pajisja e vendosur ne kepuce per te mbajtur kembet nxehte foto 5

Kjo pajisje që lidhet për aplikacion përmes Bluetooth, bënë edhe matjen e hapave që hidhen dhe pastaj llogaritë kaloritë e humbura.

Pajisja e vendosur ne kepuce per te mbajtur kembet nxehte foto 3

Drejtues të kompanisë nuk kanë bërë të ditur përbërjen e kësaj shtrese, por kanë thënë se baza e nxehtësisë është tek gishti madh i këmbës, që më pas shpërndahet.

Pajisja e vendosur ne kepuce per te mbajtur kembet nxehte foto 4

Përmes portës USB bëhet mbushja e baterisë së ‘DigiSole’ që zgjatë deri në tetë orë, ndërsa për këmbë të nxehta, duhet të paguhen 99 dollarë./Telegrafi/