LAJMI I FUNDIT:

Pahor në Beograd flet për korrigjimin e kufijve: Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë

Pahor në Beograd flet për korrigjimin e kufijve: Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në një takim zyrtar në Beograd homologun slloven Borut Pahorin, me të cilin ka diskutuar për çështjen e Kosovës.

“E di se ku qon kjo dhe si po reagon opinioni. Çdo ditë e më pak serbë dëshirojnë zgjidhjen e kësaj çështje, pasi të gjithë po mendojnë se është kështu më mirë. Jo të gjithë, por shumica mendojnë se kështu është më mirë, pasi që besojnë se më zi nuk ka ku të shkojë. Por, do të jetë më zi nëse nuk gjejmë zgjidhje. Kjo më po më frikëson dhe brengosë”, ka deklaruar Vuçiq gjatë konferencës së përbashkët me Pahor, transmeton Telegrafi.


“Duhet t’i kuptojmë edhe interesat shqiptare. Edhe ata kanë dëshirat e tyre, por edhe bota. Natyrisht se edhe ne i kemi dëshirat dhe nevojat tona, por thelbi është se duhet t’i shohim interesat e tjerëve. Angela Merkel ka thënë në samitin e Davosit duke cituar Maksin dhe Veberin, se kompromisi është fitore e në asnjë mënyrë humbje”, ka shtuar Vuçiq.

Ndërkaq, presidenti slloven është pyetur nga gazetarët se si e sheh zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idenë e ndryshimit të mundshme të kufijve mes këtyre dy vendeve.

“Zgjidhja e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri. Procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon. Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë, por që do të isha shumë i kujdesshëm lidhur me këtë çështje”, ka shtuar Pahor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori