LAJMI I FUNDIT:

Pahor dhe Mogherini flasin për zgjidhjen “jashtë kutisë” për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pahor dhe Mogherini flasin për zgjidhjen “jashtë kutisë” për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është pajtuar se trajtimi i situatës në Kosovë duhet gjithashtu të lejojë zgjidhje “jashtë kutisë”.

Megjithatë, siç shkruan Agjencia e Lajmeve Sllovene – STA, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se një zgjidhje e tillë nuk duhet të bazohet në parimin etnik.

Një mendim të tillë, siç shkruan mediumi në fjalë, Pahor e ka dhënë bashkë me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Gjatë diskutimeve, thuhet tutje, dyshja kanë diskutuar edhe rreth Venezuelës për të cilën çështje kanë vlerësuar se një përdorim i forcës ushtarake për ndryshim është i papranueshëm.

Pahor në Beograd flet për korrigjimin e kufijve: Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë
Lexo po ashtu Pahor në Beograd flet për korrigjimin e kufijve: Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë

Ndryshe, një deklaratë rreth Kosovës, presidenti slloven e kishte dhënë edhe gjatë një vizite, ditë më parë në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Zgjidhja e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri. Procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon. Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë, por që do të isha shumë i kujdesshëm lidhur me këtë çështje”, kishte deklaruar Pahor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori