LAJMI I FUNDIT:

Pagesa për pensionistët shtyhet për të martën

Pagesa për pensionistët shtyhet për të martën

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se për shkak të verifikimit të aplikuesve për masën e 100 eurove, pensionistët do ta marrin pagesën një ditë me vonesë.

Kjo sipas ministrisë, për shkak të verifikimit të aplikuesve për masën e 100 eurove të paraparë nga Qeveria.


“Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ministria në fjalë është duke punuar “intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”.