Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 40 mijë lekë [345 euro] duke filluar nga prilli.
Duke u nisur nga ky vendim, kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrjen të premten tha se shfrytëzimi i punonjësve duhet të marrë fund.
“Çështja është si do të mbyllet: duke vdekur sipërmarrja apo duke u bërë sipërmarrja e vetëdijshme që duhet të krijojë një marrëdhënie të re me burimet e saj njerëzore. Rritja e pagës minimale nuk është me dëshirë, por nga kapaciteti që ka ekonomia për ta mbajtur. Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës dhe sot është në një situatë makro-ekonomike dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100 për qind. Paga minimale ka logjikë të vetën, por ne nuk mund të vijonim me programin që nuk parashikonte pandeminë dhe luftën në Ukrainë,” tha Rama
“Në këto kushte, nuk mund të mos reagonim dhe e çuam pagën minimale mbi programin tonë. Programi ishte një pagë minimale 38,000 lekë deri në vitin 2025, por u rrit më shumë pasi është koha që të jepnim një shtysë”, shtoi Rama.
“Sipërmarrja nuk mund të largohet nga Shqipëria, edhe pse punonjësit mund të largohen nëse janë të pakënaqur me pagat. Dilema është të rrojë apo të vdesë. Por është një dilemë e thjeshtë, të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet. E zhvillojmë këtë dialog kundër shfrytëzimit të punonjësve”, tha Rama.
“Tani sipërmarrja po e shikon se lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë në territorin e vet. Po e shikon se si po i ikin nga duart ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt të munden”, tha Rama.
“Por, nëse një punonjës ose një i ri ka mundësinë dhe perspektivën që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon”, shtoi Rama.
Me tej Rama deklaroi gjithashtu se gjendja ku ndodhen sot fasonët është për shkak se nuk kanë menduar për këtë ditë, por kanë menduar vetëm e vetëm se si të shfrytëzojnë punonjësit.
“Ta mbajmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit, ta mbajmë me çdo çmim. Të rrofshin miliardat nëse të ikin punëtorët. Nëse sot ka një situatë dramatike industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë. Ato gratë që i kanë marrë që në vitet ’90 dhe i kanë marrë shpirtin me tre turne se na i kërkon Armani dhe Versaçja, sot i ka ardhur mosha e pensionit dhe nuk kanë me kë i zëvendësojnë. Me vajzat e TikTok-ut? Do të vijnë vajzat që lozin në TikTok në Kamëz e Paskuqan e do të rrinë aty për 40 mijë lekë?”, tha Rama.
“Dhe ju diskutoni që nuk e paguajmë dot atë 40 mijë lekësh. I gjithë sistemi duhet ndryshuar, duhet kaluar në një cikël të mbyllur, në “Made in Albania”. “Ujku” ka nisur t’ju hajë. Ne sigurisht që do të marrim edhe punonjës të huaj, por nuk bëhet shtëpia me miell hua. Nuk jemi ne në kushtet e Gjermanisë. Nuk them të vini këtu rrogat e Gjermanisë, por ama nëse ka paga që kompensojnë bilancin e shpenzimeve dhe bëjnë që në fund të muajit t’i dalë llogaria punëtorit, këtu do i keni. Nuk kanë se çfarë bëjnë në vend të huaj”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj