Pagat e të gjithë trajnerëve në Serie A, Conte dukshëm më i paguari

Trajneri i Interit, Antonio Conte me 12 milionë euro në sezon është paga më e lartë në mesin e trajnerëve të Serie A, ndërsa i fundit renditet Vincenzo Italiano i Spezia me pagë prej 500 mijë eurosh.
Mediumi La Gazzetta dello Sport analizoi faturat e pagave të të gjitha klubeve të larta të Serie A, ndërsa përveç lojtarëve, tani janë zbuluar edhe fitimet e trajnerëve.
Contes, të cilit i është kërkuar të rikthejë Scudetton në Giuseppe Meazza është trajneri më i paguar në Serie A me fitime prej 12 milionë eurosh në sezon.
Trajneri i Nerazzurrëve fiton plot 9.5 milionë euro më shumë se trajneri i Romës, Paulo Fonseca, i cili renditet në vendin e dytë.
Në vendin e tretë renditet Gian Piero Gasperini i Atalantas, ndërsa pas tij vijnë Simone Inzaghi (Lazio), Stefano Pioli (Milan) dhe Sinisa Mihajlovic (Bologna).
Juventus u nda me Maurizio Sarrin dhe emëroi Andrea Pirlon në krye të ekipit për sezonit 2020-21 dhe italiani gjendet vetëm i teti në listën e pagave të trajnerëve.
Por, Pirlo është përpara Gennaro Gattusos, i cili ndan të nëntin me trajnerin e Cagliarit, Eusebio Di Francesco dhe teknikun e ri të Torinos, Marco Giampaolo.
Në fund të listës gjenden Fabio Liverani dhe Vincenzo Italiano me nga 500 mijë euro në sezon.
Pagat e trajnerëve të Serie A:Antonio Conte (Inter) – 12 milionë euro Paulo Fonseca (Roma) – 2.5 milionë euro Gian Piero Gasperini (Atalanta) – 2.2 milionë euro Simone Inzaghi (Lazio) – 2 milionë euro Stefano Pioli (Milano) – 2 milionë euro Sinisa Mihajlovic (Bologna) – 2 milionë euro Andrea Pirlo (Juventus) – 1,8 milion euro Claudio Ranieri (Sampdoria) – 1,8 milion euro Gennaro Gattuso (Napoli) – 1.5 milion euro Eusebio Di Francesco (Cagliari) – 1.5 milion euro Marco Giampaolo (Torino) – 1.5 milion euro Roberto De Zerbi (Sassuolo) – 1,1 milion euro Filippo Inzaghi (Benevento) – 1 milion euro Ivan Juric (Hellas Verona) – 1 milion euro Giuseppe Iachini (Fiorentina) – 900 mijë euro Rolando Maran (Genoa) – 850 mijë euro Luca Gotti (Udinese) – 600 mijë euro Giovanni Stroppa (Crotone) – 600 mijë euro Fabio Liverani (Parma) – 500 mijë euro Vincenzo Italiano (Spezia) – 500 mijë euro /Telegrafi/





















































