LAJMI I FUNDIT:

Pagani Huayra BC kapet gjatë testimit në rrugë (Foto)

Pagani Huayra BC kapet gjatë testimit në rrugë (Foto)

Megjithëse Huayra BC Roadster është prezantuar gjatë vitit të kaluar, Pagani duket se dëshiron t’i bëjë ndryshime shtesë.

Reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë këtë makinë duke u testuar në një rrugë të Italisë, me një shtresë të konsiderueshme kamuflazhi, transmeton Telegrafi.


Për shkak të kësaj të fundit, vetëm mund të thuhet se është më i gjerë, përkundër grillit që ka format më të madh, si dhe pjesëve mbi rrotë.

Në anën tjetër, Huayra pritet të ketë ndryshime edhe nën kapak ku është thënë se do të ketë motorin V12 që prodhon 752 kuajfuqi.

Por, entuziastët e makinave Pagani edhe nëse kanë të ardhura të mira, nuk mund ta blejnë këtë makinë, pasi koleksioni prej 20 njësive besohet se është shitur në tërësi.

Për dallim prej kompanive tjera, Pagani prezanton veturat e reja në organizime private, ndërsa pasi t’i ketë shitur edhe modelet me të cilat janë kryer testime, i prezanton para publikut. /Telegrafi/