LAJMI I FUNDIT:

Padi penale për dy raste të pedofilisë në Manastir dhe Kumanovë

Padi penale për dy raste të pedofilisë në Manastir dhe Kumanovë

SPB Manastir parashtroi padi penale kundër M.M.(62) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra penale të bëra “sulm gjinor ndaj një fëmije e cila nuk ka mbushur ende 14 vjet” dhe “pasione gjinore para tjetrit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I paraqituri më 14.11.2016 ka kryer veprim gjinor dhe është vetëkënaqur para një vajze dhjetë vjeçare nga Manastiri. M.M. e ka shfrytëzuar mungesën e nënës së vajzës dhe e ka kryer veprimin në shtëpinë e tyre. Gjykatësi i procedurës paraprake të paraqiturit i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.


MPB informon edhe për një rast tjetër të pedofilisë, në Kumanovë. Më 20.11.2016 N.S. (34) nga Kumanova ka paraqitur në polici se më 19.11.2016 rreth orës 23:00, derisa flinte, vajza e saj njëmbëdhjetë vjeçare është thirrur nga fqiu D.M. nga Kumanova që të hyjë në automjetin e tij. Prej se ka hyrë në automjet D.M. e ka detyruar ta kënaqë. Janë vërejtur nga motra e vajzës dhe e cila e ka ndërprerë veprimin. Për ngjarjen është njoftuar Qendra për punë sociale Kumanovë. Ndërmeren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit. /Telegrafi/