LAJMI I FUNDIT:

Padi e re penale për Vlladimir Pançevskin

Padi e re penale për Vlladimir Pançevskin

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht Inspektorati shtetëror për punë, ka konstatuar se ish kryetari i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, në mënyrë joligjore ka vendosur në një pozicion tjetër, të punësuarin G.S, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, edhe i punësuari G.S, në një njoftim për mediat ka paralajmëruar se do të ngrit padi penale ndaj Vlladimir Pançevskit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën “keqpërdorim të informacionit zyrtar”./Telegrafi/