LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Vazhdon propaganda në Serbi, askush nuk i ka fyer deputetët serb

Pacolli: Vazhdon propaganda në Serbi, askush nuk i ka fyer deputetët serb

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se propaganda nxitëse e urrejtjes në Serbi, e sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit sot vazhdoi me shpifjet për gjoja fyerjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë ndaj kolegëve të tyre serb, por kushdo që e ka përcjellë seancën e Kuvendit, e kanë vërejtur se realiteti ka qenë krejtësisht tjetër.

Pacolli ka shkruar se përkundrazi, sot në Kuvendin e Kosovës atmosfera ishte e qetë dhe festive.


“Në mënyrë plotësisht ligjore dhe duke respektuar në plotësi procedurat demokratike, Kuvendi I Kosovës themeloi ushtrinë e Republikës, si një forcë mbrojtëse ushtarake në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie e religjioni.”

“Ushtria jonë, e trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s do të jetë e gatshme po ashtu që të shërbejë nëpër misione paqeruajtëse në botë, përkrah vendeve liridashëse me aspiratën sublime për t`u anëtarësuar në Aleancën Veri-atlantike. Një falënderim i madh për secilin deputet nga të gjitha komunitetet që votuan për”, ka shkruar Pacolli, përcjell Telegrafi.