LAJMI I FUNDIT:

Pacolli vazhdon lobimin intenziv në OBI

Pacolli vazhdon lobimin intenziv në OBI

Në ditën e dytë të vazhdimit të punimeve të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që po i zhvillon punimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vazhduar lobimin intenziv për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sipas komunikatës së MPJ, Pacolli e ka nisur sot ditën me takimet dypalëshe, që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm të Bangladeshit, Abdul Momen, me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Khaled Al Ahmad Al Sabah, ministrin e jashtëm të Gambisë, Mamadou Tangara, atë të Afganistanit, Salahuddin Rabbani si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Në të gjitha këto takime, kryediplomati kosovar, Pacolli, ka diskutuar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve, përderisa ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe integrimin e plotë të shtetit tonë në Organizatat Ndërkombëtare.


Hapja e Ambasadave të Republikës së Kosovës në Kuvajt e Bangladesh dhe emërimi i një Ambasadori jo-rezident në Afganistan ka qenë njëra nga temat e diskutimeve të kryediplomatit kosovar, Pacolli, në takimet e ndara, që i ka zhvilluar me homologët e tij nga Kuvajti, Bangladeshi dhe Afganistani si dëshmi e përkushtimit dhe zotimit të vendit tonë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Në takimin me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Pacolli ka diskutuar mbi bashkëpunimin për promovimin e investimeve dhe tregtisë si dhe pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në ExpoDubai 2020, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me ministrin e jashtëm të Gambisë, ai e ka ftuar këtë të fundit, që ta vizitojë së shpejti vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori