LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Serbia nuk do t’ia dilte asnjëherë të na bllokonte po të mos i ndihmonin udhëheqësit e Kosovës

Pacolli: Serbia nuk do t’ia dilte asnjëherë të na bllokonte po të mos i ndihmonin udhëheqësit e Kosovës

Iniciuesja e interpelancës ndaj kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Fitore Pacolli tha sot në Kuvend se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare e rajonale mbetet alternativë e domosdoshme për të siguruar njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar dhe shtetësinë, por që kryeministri Hoti ka vendosur t’ia mohojë Kosovës të gjitha këto.

Pacolli më tej tha se që nga shpallja e pavarësisë Serbia në mënyra të ndryshme e ka luftuar shtetin e Kosovës dhe ka arritur të bllokoj fuqizimin dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se përkundër investimeve e lobimeve të shumta që ka bërë, Serbia nuk do t’ia dilte asnjëherë po të mos i ndihmonin udhëheqësit e Kosovës.

“Pra, sot, z. Hoti ne të kemi ftuar në interpelancë për pikën e 15, për zotimin tuaj në Washington se Kosova do të pranoj ‘kërkesën e Vuçiqit’ të zbatoj moratorium një vjeçar që pezullon të drejtën e shtetit të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Ne do të paraqesim në detaje se çka do të thotë kjo për sovranitetin e shtetit të Kosovës, për pozitën tonë në marrëdhëniet multilaterale dhe cilat janë pasojat afat-shkurtër dhe afat-gjate për Kosovë”, tha ajo.

Pacolli më tej tha se ishte kërkesë e Serbisë që Kosova të heq dorë nga kërkesat e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. “Që Kosova të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, Kosova suspendon shtetësinë e vet”.

Sipas saj, në vend se Kosova të bëjë kërkesë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të mirën e shëndetit publik, në Fondin Ndërkombëtarë për Zhvillimin e Bujqësisë për të përfituar sektori i bujqësisë, apo në EuroImages për të zhvilluar kinematografinë, Kosova ka vendosur të izoloj veten.

“Ky zotim ka pezulluar edhe fuqizimin dhe avancimin e pozitës së shtetit të Kosovës në organizatat ku tashmë është anëtarësuar. Fokusi i shtetit të Kosovës do të duhej të ishte në fuqizimin dhe avancimin e pozitës së Republikës së Kosovës në organizatat ku ka statusin e anëtares vëzhguese apo anëtare e asociuar drejtë avancimin në anëtare me të drejta të plota. Ky zotim dëmton pozitën tonë shtetërore edhe në organizatat ky ne tashmë jemi anëtarë”, tha më tej Pacolli. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori