LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Pas 10 vitesh në Kosovë nuk do të mjaftojë fuqia punëtore

Pacolli: Pas 10 vitesh në Kosovë nuk do të mjaftojë fuqia punëtore
Foto: Arkiv

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u ka thënë simpatizantëve në Prizren se në muajt e ardhshëm do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Diku kërkuar mbështetje nga rinia për zgjedhjet e 6 tetorit, Pacolli tha se dekada e ardhshme do të jetë 10 vjecari i rinisë së Kosovës. Madje, sipas tij, 10 vjet më vonë nuk do të mjaftojë fuqia punëtore në Kosovë.


Në tubim me simpatizantë në qytetin e Prizrenit, Behgjet Pacolli bëri thirrje të votohet dikush që nuk ka abuzuar me buxhetin e shtetit, por që e ka kursyer atë. Pacolli tha se ai është i duhuri sepse nuk e ka vjedhur shtetin asnjëherë.

“Do të doja shumë që rinia jonë të jetë ajo që do të udhëheq me fatin e Kosovës, dhe unë e shoh ju duket ndoshta utopi, por e shoh dhe jam i bindur që 10 vjeçari i ardhshëm është 10 vjeçari i rinisë së Kosovës. Ju keni fat që jetoni në këtë periudhë, keni fat që jetoni dhe veproni në Kosovën e lirë, keni fat që keni moshë të re, zhvillimet, dinamizmi i jetës ka krijuar një mundësi tjetër, që ju do të jeni akterët kryesorë të proceseve. Sigurisht do të pyesni kur ne, ne jemi pa punë, ne bredhim rrugëve nuk kemi mundësi të udhëtojmë e të tjera, jam i bindur se në muajt e ardhshëm do të ndodh ajo që është dashur të ndodh shumë herët, edhe ju do të jeni ata që do të barazoheni me mundësitë që kanë rinitë e tjera në rajon, edhe ju do të udhëtoni lirshëm”, tha ai.

Pacolli premtoi ardhje të investitorëve në Kosovë, ndërkohë u bëri thirrje të rinjve që mos të largohen nga Kosova, por të qëndrojnë meqë sipas tij është rinia ajo që do të udhëheq me fatin e Kosovës.

“Ju garantoj se mbas 10 viteve do të fillojë periudha ku fuqia punëtore edhe këtu nuk do të mjaftojë, ky është një fenomen që do të ndodh, fare mos keni dert sepse ditë të mira për rinë tonë po vinë, është me rëndësi që ju të mbeteni në Kosovë mos ta lëshoni Kosovën, shteti i Kosovës sipas projektit të AKR-së, është se shteti i Kosovës duhet të krijojë platformë ligjore, infrastrukturë ligjore dinjitoze, sundim të ligjit, respektim të ligjit, shteti të trajtohet në mënyrë dinjioteze, mos të abuzohet me vendin e punës, mos të vjedhjet qytetari, mos t’i premtohet bosh qytetarit, nëse krejt këto parime të krijojnë një qeveritar të sinqertë dhe gjithmonë vjen pyetja, sinqeriteti a thua i nevojitet politikës, unë them, se po, sinqeriteti është kuptimplotë në politikë, do të ishte tragjedi nëse kemi politikaj ose qeveritar jo të sinqertë, me qeveritarë jo të sinqertë jemi mësuar deri tani dhe nëse ke mi një qeveri të sinqertë, kemi një shtet të cilit i besohet”, tha ai.

Pacolli tha se premtimet e të tjerëve për sjellje të investitorëve të mëdhenj në Kosovë janë gënjeshtra.

E kandidati për deputet, Ymer Rugova tha se dega në Prizren është më e mobilizuar se asnjëherë më parë për të dalë të suksesshëm në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Vetëm rinia jonë dhe gjithë Kosova duhet ta përkrahim dhe votojmë programin e AKR-së, sepse vetëm AKR mund ta nxjerrë nga kriza këtë vend. AKR do të përmirësojë edhe gjendjen e pensionistëve dhe ndërmarrësve e në veçanti të zejtarëve prizrenas, i nderuar Pacolli, Prizreni do të jetë më ju në rrugëtimin tuaj, për t’i ndihmuar Kosovës për të dalë nga kjo krizë, duke ju votuar juve dhe kandidatët e AKR-së”, tha ai.

Në tubimin me simpatizantë në Prizren, kreu AKR-së, parti kjo që në zgjedhjet e 6 tetorit garon në koalicion me Nisma për Kosovën dhe Partinë e Drejtësisë, tha se e vetmja derë e cila është e hapur për ardhmërinë e Kosovës është ajo ku shkruan “këtu ka punë”./kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori