LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit

Pacolli: Një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ndarje e vendit si zgjidhje e problemeve me Serbinë do të ishte shkelje e sovranitetit dhe askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për të një diskutim të tillë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se ka shumë probleme të tjera për t’u zgjidhur me Serbinë para se të shtrohet kjo çështje.


“Unë nuk kam dëgjuar deri më tash se është diskutuar për ndarje të Kosovës. Deri tash ka pasur vetëm zëra për këtë çështje. Por, nëse  këto zëra janë të vërtetë do të kemi shkelje të sovranitet të Kosovës. Mirëpo, një temë e tillë tash është e rëndë diskutohet. Kemi tema të tjera që duhet të bisedohet me Serbinë. Deri më tash nuk është diskutuar askund për çështjen e ndarjes së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Ai ka treguar se miqtë nga Amerika kanë kërkuar që në dialog me Serbinë të ketë unitet politik të Kosovës.

Pacolli ka folur edhe për çështjen e kompromiseve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova është shumë e vogël. S’kemi çka t’i ofrojmë askujt. Ne kemi dhënë çdo gjë deri tash. Tash duhet të jemi unik në dialog. Kërkohet po ashtu të ketë edhe një kompromis të madh. Por, tash nuk mund të flas asgjë për këtë kompromis. As në Kosovë nuk kemi diskutuar për çështje kompromisi”.

Pacolli ishte në Uashington për të marrë pjesë në Ministerialin e Departamentit të Shtetit mbi Lirinë Fetare.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori