LAJMI I FUNDIT:

Pacolli ngushëllon familjen e policit të vrarë

Pacolli ngushëllon familjen e policit të vrarë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë pas një tentimi për plaçkitje në një bankë në Istog.

“Pas një tentimi për plaçkitje në një bankë në Istog, ka mbetur i vdekur edhe një Polic i Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të tij”, shkruan Pacolli në Facebook.


Nga incidenti i armatosur sot në Istog, ka mbetur i vdekur plaçkitësi dhe pjesëtari i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/